Ballina / Shëndet & Fitnes / Ekspertët thonë se alkooli nuk të çliron nga stresi
John Hopkins Bloomberg, Molly Mitchell , Samantha McAllister

Ekspertët thonë se alkooli nuk të çliron nga stresi

Shumë studentë thonë se alkooli të liron stresin, studimet tregojnë se kur studentët pijnë alkool, niveli i stresit në jetë rritet

Në kolegjet amerikane 57 për qind e studentëve  kanë konsumuar alkool në muajin e fundit dhe rreth 38 për qind kanë abuzuar me pijet, thonë të dhënat e Institutit Kombëtar të Abuzimit me Alkool dhe Alkolizmit.

Por, cila është arsye e konsumimit të tepruar të alkoolit nëpër kolegje?

Anketave Kombëtare mbi Drogën dhe Shëndetin tregojnë se çdo vit në SHBA humbin jetën rreth 1 mijë e 800 studentë si pasojë e alkoolit.

Ndërsa, studentët thonë se stresi i madh i detyron të marrin alkool.

“Përfundimisht studentët e këtyre ditëve janë të stresuar. Gjatë javës punojnë shumë ndërsa në fundjavë mësyjnë lokalet e natës ose në shtëpi të shokëve ku pijnë alkool”, thotë studentja e Universiteti Amerikan, Samantha McAllister.

Por ekspertët thonë se alkooli nuk të çliron nga stresi.

“Ka një keqkuptim. Shumë studentë thonë se alkooli të liron stresin. Në fakt, studimet tregojnë se kur studentët pijnë alkool, niveli i stresit në jetë rritet”, thotë Molly Mitchell nga Shkolla e Shëndetit Publik “John Hopkins Bloomberg”. Ajo rekomandon ashpërsimin e politikave të kolegjeve.

“Inkurajojmë kolegjet të krijojnë rregulla që zvogëlojnë qasjen në alkool, që të përçohet mesazhi se përdorimi i tepruar i alkoolit nuk është pjesë e normale e përvojës studentore”, thotë ekspertja Mitchell.

Zonja Ciammetti, e cila tani drejton një fondacion që edukon njerëzit për rreziqet e alkoolit, pranon se ajo do të duhej të ishte më syhapur për veprimet e të birit që e humbi.

“Nëse më pyesni mua, do të sugjeroja që prindërit të futen në dhomat e tyre dhe të shohin se çfarë mbajnë aty. Kur mendoj të kaluarën, do të bëja gjithçka që ta ktheja pas Christianin. Por është vonë”, thotë Mary Ciammetti nga Fodacioni shëndetësor CTC.

Por, nuk është shumë vonë që prindërit e tjerë të veprojnë, që fëmijët e tjerë të mos përfundojnë si Christiani.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.