Ekspertët sugjerojnë rinegocimin për Kosovën e Re

Oda Ekonomike Amerikane konsideron se qeveria e re dhe kompania Contour Global, do të duhet të ktheheshin në rinegocim për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re.

Drejtori i OEAK, Arian Zeka, tha se tërheqja e kësaj kompanie nga ndërtimi i termocentralit, i jep imazh të keq Kosovës në sy të investitorëve të huaj.

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës konsideron se tërheqja e Kompanisë amerikane Contour Global, nga ndërtimi i “Termocentralit Kosova e Re” i jep Kosovës imazh te keq para investitorëve të huaj. Drejtori i kësaj Ode, Arian Zeka, tha se është për keqardhje tërheqja e kompanisë nga ky projekt i cili  do ta furnizonte Kosovën me energji.
Nuk e di qeveria e re se çfarë qëndrimi do të ketë për sa i përket termocentralit “Kosova e Re” megjithatë njëri prej partnerëve të këtij  koalicioni ka qenë pjesë edhe e qeverisë së kaluar prej të cilës njëfarë mënyre jepnin sinjale jo inkurajuese për sa i përket të ardhmes së termocentralit. Do të ishte mirë që nëse edhe investitori edhe qeveria e re do të mund të ktheheshin serish në tavolinën e diskutimeve edhe nëse ky projekt do te rezultonte apo niste se implementuari”. Tha Zeka
Kosova ka rezervat më të mëdha të thëngjillit në botë, prandaj nuk duhet të jetë e varur nga importi i energjisë. Kështu konsideron  eksperti i ekonomisë nga Oda Ekonomike e Kosovës, Safet Gerxhaliu, i cili tha se Qeveria e Kosovës, duhet ta ketë prioritet  projektin për ndërtimin e  Termocentralit Kosova e Re.

“Kosova duhet ta fillojë të rinegociojë për këtë projekt, të ketë konkretizim të projektit por gjithmonë në funksion të zhvillimit, transparencës dhe mbi të gjitha duhet kërkuar llogaridhënie sa i përket aspektit të ambientalizmit. Prandaj çdo ditë e humbur do t’i kushtoje Kosovës”.
Gerxhaliu tha se për tu qasur në këtë projekt siç e quan ai shpëtues për Kosovës duhet të ketë vullnet politik.  Ai tha se nëse është tërhequr kompania Contur Global,  ka konsorciume tjera të cilat janë të interesuara dhe se projekti duhet të realizohet sa më shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.