Ballina / Kulturë / Ekspertët : Robotët do t’i mposhtin njerëzit

Ekspertët : Robotët do t’i mposhtin njerëzit

Në më pak se 50 vite, inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje që t’i mposhtë njerëzit në të gjitha detyrat e tyre, thuhet sipas një studimi të ri.

Brenda vetëm 10 viteve, hulumtuesit gjetën se IA do të performojë më mirë sesa njerëzit në përkthime gjuhësore, vozitje të kamionëve dhe madje shkrimin e eseve të shkollës së mesme – dhe ata thonë se robotët do të mund të shesin librat më të mirë deri më 2049.

Në një studim të ri, hulumtuesit nga Instituti “E ardhmja e njerëzimit” në Universitetin e Oksfordit, anketuan rreth 352 ekspertë të robotëve për të matur progresin e IA në dekadat e ardhshme.

Ekspertët u pyetën për mundësi specifike – si dhe për parashikimet se kur mendojnë ata që IA do të bëhet më superior sesa njerëzit në të gjitha detyrat dhe çfarë ndikimi do të ketë kjo.

Hulumtuesit parashikuan se makinat do të jenë më të mira se njerëzit në përkthime deri më 2024, shkrimin e eseve deri më 2026, vozitjen e kamionëve deri më 2027 dhe në punë me pakicë deri më 2031.

Deri më 2049, ata do të jenë në gjendje të shkruajnë libra dhe deri më 2053, ata do të punojnë si kirurgë, thanë ata.

Sipas hulumtuesve, ka 50% shanse që inteligjenca artificiale të mposhtë njerëzit në të gjitha punët vetëm brenda 45 viteve.

Check Also

ali pashe tepelena

Çka i shkruante Ali Pasha konzullit të Francës

Në librin e Alphonse De Beauchamp, me titullin “Jeta e Ali Pashës”– botuar në korrik …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *