Ballina / EKOLOGJI / Ekocidi amazonas
brazili, amazona, parisi, be, usa, franca

Ekocidi amazonas

Mushkëritë e botës po i djeg makturia e blegtorëve brazilian

Pjesa më e madhe e zjarreve janë vendosur nga druvarët apo fermerët që duan të pastrojnë tokën për bagëtitë. Praktika është në rritje, e inkurajuar nga Jair Bolsonaro, presidenti populist pro biznesit që mbështetet nga i ashtuquajturi lobi i mishit.

Zjarret që po shkrumbojnë pyllin e shiut në Amazonë mund të përbëjnë një krizë ndërkombëtare, por e vërteta është se ato nuk janë as aksidentale, shkruan tch.

Ndërsa ky mund  të konsiderohet biznes i zakonshëm për fermerët e mishit në Brazil, pjesa tjetër e botës po shikon e tmerruar. Ndaj, për ata që po pyesin se si mund të ndihmojnë për të shpëtuar pyllin e shiut, që njihet si mushkëria e planetit për shkak se prodhon 20 përqind të oksigjenit të botës përgjigjia mund të jetë e thjeshtë. Konsumoni më pak mish!

https://www.youtube.com/watch?v=Pg37WrfO09w

Rritja e industrisë së mishit të Brazilit është diktuar nga kërkesa e madhe nga Azia dhe marrëveshja e arritur në qershor mes Amerikes së jugut dhe BE mund të hapë edhe më shumë tregje për industrinë. Pasi të implementohet marrëveshja do të hiqte taksat mbi importet e mishit në BE. Sidoqoftë, Franca dhe Irlanda, kërcënuan të premten se do të bllokojnë marrëveshjen nëse Brazili nuk ndërhyn në Amazonë.

Brazili është eksportuesi më i madh i mishit të lopës në botë pasi siguron rreth 20 pë qind të eksporteve totale globale, një shifër që mund të rritet në vitet në vijim. Vitin e kaluar vendi eksportoi 1.64 milionë tonë mish lope, shifra më e lartë kjo në histori.

Provo po ashtu

Amerikanët u japin mesazh të fortë atyre që donë të qeverisin pas 6 tetorit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë tregojnë se kanë synime të qarta sa i përket …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.