Një ekip i specializuar për shpëtim i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ka mbërritur sot në orët e para të mëngjesit në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Lajmin e ka konfirmuar ambasadori serb në Tiranë, Mirojlub Zaric.
“Ata kanë arritur në Thumane në orën 03:30 të mëngjesit, dhe sipas informacioneve që kemi marrë nga drejtuesi i skuadrës ata janë vendosur në afërsi të tendave”, ka thënë Zaric për RTS.
Ndërkohë Vlada Plemic nga Sektori i Emergjencave për RTS ka thënë se kanë mbërritur mirë ndërkohë për skuadrën ka thënë se janë të certifikuar dhe të trajnuar sikur të gjithë ekipet tjera të botës.