Ballina / KURIOZITETE / Egjipt, Zbulohet edhe një sarkofag i lashtë
sarkofagu ne egjipt

Egjipt, Zbulohet edhe një sarkofag i lashtë

Një sarkofag i lashtë, misterioz, nga graniti i zi është zbuluar në Egjipt. Varri, i cili daton në periudhën ‘Ptolemaike’ midis 305 B.C. dhe 30 BC, u zbulua në qytetin e Aleksandrisë.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve të Egjiptit, Dr. Mostafa Waziri, njoftoi në një postim në Facebook, se sarkofagu me gjatësi prej 183 cm dhe gjerësi prej 164 cm, është më i madhi i gjetur ndonjëherë në Aleksandri, raporton Fox News.

Sarkofagu u gjet i varrosur 5 metra nën sipërfaqe. Një shtresë llaçesh midis kapakut dhe trupit të sarkofagut tregon se nuk është hapur që kur u mbyll më shumë se 2.000 vjet më parë.

U gjet edhe një kokë alabastri e gdhendur, e cila ndoshta i përngjanë pronarit të varrit.

Egjipti i lashtë vazhdon t’i zbulojë sekretet e tij. Kohët e fundit, arkeologët zbuluan një monedhë ari prej 2,200 vjetësh që e portretizon mbretin e lashtë Ptolemeu III, një paraardhës i Kleopatrës së famshme.

@Fluidi

Provo po ashtu

ajsbergu antarktida

Antarktik: Shkëputet ajsbergu gjigant, parashihen rreziqe

Një akullnajë trilion-tonësh, që është pesë herë më i madh se Londra, ka filluar të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.