fbpx
keopsi

Egjipt, edhe një zbulim në piramidën e Keopsit

Një zgavër gjigande është zbuluar në piramidën e Keopsit në Egjipt. Zgavra është rreth 30 metra.

Mos ndoshta bëhet fjalë për një dhomë sekrete? Ndoshta por ende nuk dihet se cili ishte funksioni i saj. Kërkimi që nxorri në pah këtë zgavër është fryt i një pune 2-vjeçare. Për eksplorimin e saj studiuesit kanë përdorë mjete tepër të avancuara.

“Kjo gropë është aq e madhe saqë mund të mbajë një avion me 200 vende në zemër të piramidës”, shpjegon Mehdi Tayoubi, bashkëdrejtues i projektit “ScanPyramids” në origjinë të këtij zbulimi.

Piramida e Keopsit është e lartë 146 metra dhe ka një diametër prej 230 metrash. Piramida është ndërtuar gjatë mbretërimit të faraonit prej të cilit mori edhe emrin.

Por ka ende mister sa i përket ndërtimit të piramidës pasi mesa duket ende nuk është zbuluar çdo gjë. Mesa duket historia ka ende për të na treguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.