fbpx

Efekti i panjohur i “Viagrës”

Ajo është krijuar për t’u hequr meshkujve një “siklet” të madh. Por kokrra blu, krahas përmirësimit të performancës seksuale, ka edhe një efekt negativ.

Studiuesit kanë zbuluar se “Viagra” rrit dukshëm rrezikun e melanomës, i njohur ndryshe si kanceri i lëkurës.

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Tübingen-it në Gjermani, “Viagra” stimulon rritjen e qelizave kancerogjene. Sildenafili, i cili shitet me markën “Revatio” dhe “Viagra” është në treg që prej fundit të viteve ’90. Shkencëtarët kanë studiuar disa herë lidhjet e këtij medikamenti me kancerin. Një studim i publikuar në vitin 2014, në të cilin u përfshinë 15 000 meshkuj amerikanë, doli në përfundimin se ky medikament rriste dukshëm rrezikun e melanomës malinje.

Lidhja mes ilaçit dhe tumoreve u konfirmua sërish në vitin 2015 nga një studim i kryer me 24 mijë meshkuj në Suedi.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.