Ballina / Shëndet & Fitnes / Efektet shëruese të gështenjës
Geshtenja

Efektet shëruese të gështenjës

Gështenja, veçanërisht e egra, shpesh është zbukurim në parqet e qyteteve. Në pyll gjendet e shoqëruar nga ahu dhe shkoza.

Është shumëvjeçare dhe dihet për dru të gështenjave që janë më të vjetër edhe se 500 vjet.

Derisa gështenja ka qenë ushqim i preferuar i romakëve të vjetër, grekët i kanë zbuluar edhe karakteristikat shëruese të saj.

Karakteristikat shëruese

Ekzistojnë dy lloje të gështenjave, gështenja e butë (Castanea Sativa) dhe gështenja e egër (Aesculus hippocastanum). Gështenja e butë është ajo që hahet dhe kënaq shqisat tona, derisa gështenja e egër përdoret më shumë për përfitime mjekësore. Frutat e gështenjës së butë e pastrojnë gjakun dhe forcojnë imunitetin. Treten vështirë dhe për këtë arsye japin shumë energji.

Për shkak të vlerave ushqyese, popujt e vjetër e kanë përdorur për forcim të organizmit, derisa në mesjetë frutat e gështenjës së butë kanë qenë një ushqim i rëndësishëm për shtresat e varfra të shoqërisë. Gështenja e egër është përdorur si ushqim për kafshë, më së shumti për kuaj. Dihet që perandori romak, Cezari, ka urdhëruar që të digjen pyjet me gështenja në zoat që ka pushtuar, në mënyrë që ta shkatërrojë burimin e ushqimit vendës.

Është shumë ushqyese, përmban minerale dhe vitamina të vlefshme siç janë: magnezi, kalciumi, kaliumi, fosfori, hekuri, pothuajse të gjitha grupet e vitaminës B.

Frutat përdoren në të ushqyer në mënyra të ndryshme, të zier, të pjekur, si pite, të tharë për miell dhe në shumë specialitete të ëmbla dhe të njelmëta. Gjethet e gështenjës përdoren për çaj.

Përmbajnë madje 96 për qind taninë dhe rrëshira të ndryshme esenciale dhe vitaminë K, që është e dobishme për ndalje të gjakderdhjes. Në kombinim me trumzën, gështenja shëron problemet me sistemin e frymëmarrjes, pastron organizmin, ndihmon në dhimbje të shpinës dhe në rast të diarresë.

Mjalti i gështenjës është shumë ushqyes dhe shërues. Shëron gastritin dhe problemet me tretjen, mbron mëlçinë dhe kontribuon për një qarkullim më të mirë të gjakut.

Gështenja e egër më së shpeshti aplikohet në shërimin e problemeve me vena, artritit dhe reumës. Ka efekt diuretik dhe antiinflamator, redukton ënjtjen e limfës dhe ndihmon të sëmundjet e lëkurës.

E njohur është edhe tinktura e gështenjave, e cila përdoret për vena të zgjeruara, te problemet me qarkullim të gjakut, te dhimbjet e eshtrave, nyjave dhe shpinës.

Lulet përdoren për bërjen e tinkturave për shërim të problemeve reumatike, artritit dhe neuralgjive. Nga sythat bëhen pika, të cilat ndihmojnë për të mësuar dhe për t’u përqendruar më mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.