fbpx

Editoni foto të produkteve apo krijojni flyer për biznesin tuaj përmes aplikacioneve në smart phone

Në ditët e sotme zhvillimi i biznesit përmes rrjeteve sociale dhe shitjes online në web të ndryshme është shumë i përdorur.

Ballafaqimi me virusin Covid 19 detyroi bizneset që të bëjn një hap progresiv në marketingun dhe shitjen online, dhe jo të gjitha bizneset kanë mundësinë të bëjnë këtë hap.

Autore: Elmedina Bajgora,  Infoglobi

Bizneset e vogla dhe të mesme të cilat nuk kanë mundësi të kenë mundësi pagese më një agjension që kujdeset për menaxhimin e rrjeteve sociale, rritjen e shitjes online apo të punësojnë një dizajner grafik mund të editojnë foto të produkteve dhe të krijojnë flyer përmes aplikacioneve të ndryshme.
Se si duket produkti në postimin tuaj ka shumë rëndësi sepse në shitjet online në të gjith botën ka klient të pa kënaqur, dhe ju mund të prezentoni biznesin tuaj në mënyrë profesionale përmes aplikacioneve të cilat ju ndihmojnë të krijoni paraqitjet e bukura për produketet apo shërbimet e biznesit tuaj.


Aplikacioni A-Z soty maker
Është një aplikacion i redaktuesve të tregimeve në Instagram që ofron 5000+ modele të Story apo Post për t’ju ndihmuar të krijoni paraqitjet e bukura të kolazhit. Ky aplikacion ju ndihmon të merrni më shumë pëlqime dhe ndjekës!
Është i lehtë për t’u përdorur sepse ka shabllone (templates) të gatshme dhe vetëm duhet të vendosni foto të produktit dhe tekstin për biznesin tuaj.

Aplikacione të tilla mund të gjinden lehtë në smart phone duke kërkuar në google store Story Maker, Flyer Maker, templates, graphic design etj.
Kur shkarkoni aplikacioni gjithmon është një udhëzues se si të përdoret dhe me telefonat e mençur është shumë e lehtë!

Çka ju duhet është ti shkarkoni ato dhe të filloni të krijoni klient potencial për biznesit tuaj përmes rrjeteve sociale Instagra, Facebook, dhe në këtë mënyre jeni më afër klientin njëkohësisht ju si pronar biznesi jëni më mirë të informuar për kërkesat e klientit dhe jeni njeriu adekuat të krijoni përmes aplikacioneve një poster, foto te produktit sa më tërheqës për klientin. ( Elmedina Bajgora është PhD. Canddiate në Organization and management of information processes)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.