fbpx

Edhe “Trepçës” i bllokohen llogaritë bankare

Pas Telekomit edhe  “Trepçës” këto ditë i janë bllokuar llogaritë bankare. Kjo shkaku i borxheve që ka ndaj furnitorëve dhe që nuk ka arritur që t’i paguajë.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeshefi i ndërmarrjes, Hysen Vrajolli. Sipas tij, bëhet fjalë për një borxh rreth 7 mijë euro që iu kanë furnitorëve. Por, ka thënë se pritet që për disa ditë të paguajë këtë borxh dhe të zhbllokohen llogaritë.

Qeveria Hoti ditë ma parë ka emëruar bordin e ri të përkohshëm të Trepçës. Në këtë bord janë emëruar Sylejman Hyseni kryesues, kurse anëtarë Shyqiri Sadiku, Esat Peci dhe Safet Sadiku.

Qeveria më 11 korrik kishte hapur konkurse për borde të 11 ndërmarrjeve publike. Shumica e këtyre ndërmarrjeve kanë borde të përkohshme që ishin emëruar nga Qeveria Kurti pas shkarkimit të disa bordeve të ndërmarrjeve publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.