fbpx

Edhe sot protesta në Shkup dhe Manastir

Në Shkup dhe Manastir për sot janë paralajmëruar protesta me moton kundër dhunës policore.

Këto protesta janë caktuar në të njejtën kohë në ora 18.00, ashtu siç kishte nisur protesta e mbrëmshme para Qeverisë. Aleksandar Neshkovski, vëllai i të riut të vrarë katër vite më parë Martin Neshkovski, deklaroi se protestat do të vazhdojnë çdo ditë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

“Kërkesat tona janë që të ndiqet penalisht ky pushtet jolegjitim, dhe jo vetëm të jap dorëheqje. Të ketë përgjegjësi komanduese në MPB dhe të ndiqen penalisht për krimet e bëra”, deklaroi Neshovski. Edhe këshilli organizativ në Manastir ka bërë thirrje për përkrahje masive të qytetarëve. (INA)