Edhe Ronaldo në karantinë. Qëndron i izoluar në shtëpinë e tij

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo mbetet në karantinë në shtëpinë e tij në Madeira, pasi bashkëlojtari i tij te klubi Daniele Rugani është testuar pozitiv me koronavirus, shkruan gazeta “Daily Mail” të enjten.

Ronaldo ishte kthyer në vendlindje për të vizituar nënën, që pësoi një sulm, para se të kumtohej lajmi për Ruganin. Ai duhet të qëndrojë në izolim në shtëpi në Madeira për një kohë, pasi ka qenë në kontakt me mbrojtësin. Ronaldo ka njoftuar bashkëlojtarë për këtë.

Rugani ishte në bankinë te Juventusi të dielën e kaluar në fitoren 2:0 që e shënoi klubi torinez ndaj Interit, ndeshje e zhvilluar pa shikues.

Kanë qarkulluar fotografi të festës së Juventusit në zhveshtore pas ndeshjes, në të cilën shihen gjithë lojtarët, përfshirë edhe Rugani duke festuar.

Të gjithë që kanë qenë në kontakt me Ruganin duhet të izolohen. Njëjtë ka vepruar edhe klubi i Interit, ku janë izoluar gjithë anëtarët.

Në ballinat e gazetave portugeze “Quotidiano Sportivo” dhe “Abola”, ka qenë prezent lajmi për izolimin e Ronaldos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.