Edhe një rekord u Luiza Gegas

Atletja shqiptare, Luiza Gega ka korrur një tjetër sukses, këtë herë në garën ndërkombëtare të Parisit, ku arriti të zërë vendin e tretë.

Luiza Gega mori pjesë në garën e 3 mijë metrave për salla të mbyllura, duke arritur të dalë e tretë.

Atletja arriti të thyente përsëri rekordin kombëtar me kohën 8 minuta e 52 sekonda. Para saj u renditën dy etiopiane.

Luiza tashmë po përgatitet për Kampionatin Ballkanik dhe atë Europian në salla të mbyllura që do të mbahen respektivisht më 25 shkurt dhe 3 deri në 5 mars në Beograd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.