Edhe NISMA e mirëpret ftesën e Mustafës për takim

Edhe Nisma Socialdemokrate do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kreut të LDK-së, Isa Mustafës për të mbajtur takim. Gazeta Express mëson se edhe me Fatmir Limajn, Mustafa do të takohet në hotelin Sirius, aty  ku pak më parë e përfundoi takimin me të partin e PSD-së, Shpend Ahmetin. Takimi pritet të fillojë në ora 12:30.

Burime mirë të informuara kanë bërë të ditur për Express se kreu i kësaj partie do të pranojë ftesën e Isa Mustafës për takim.

I njejti pritet të fillojë në Hotel Sirius në Prishtinë në ora 12:30.

Aty pak minuta më parë përfundoi takimi që Mustafa pati me Shpend Ahmetin. Duke folur para mediave, Ahmeti tha se ka qenë takim i frytshëm, por, që nuk është vendosur ende për ndonjë koalicion parazgjedhor.

Ndryshe, nga AAK e Ramush Haradinajt po thonë gjithashtu se do të përgjigjen pozitivisht, mirëpo, thonë se ende nuk kanë marrë ftesë./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.