Edhe katër shqiptarë të Zvicrës i bashkohen kombëtares

Futbollistët shqiptarë që janë të rritur dhe luajnë për skuadra të super ligës zvicerane, çdo ditë e më shumë po pranojnë të vishen me fanellën kuq e zi.

Këto ditë edhe katër futbollistë shqiptarë janë pajisur më pasaporta të Shqipërisë dhe kështu kanë fituar të drejtën të luajnë për kombëtaren shqiptare.

Tre vëllezërit Ajeti: Arlindi, Albiani, Adonisi ashtu si dhe Berat Xhimshiti janë dekretuar me dhënien e nënshtetësisë shqiptare nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Përforcimi i kombëtares shqiptare edhe me këta futbollistë, çon më shumë se 10-të numrin e futbollistëve shqiptarë të cilët janë rritur apo dhe luajnë në super ligën zvicerane. Pjesëmarrja e këtyre futbollistëve ka ndikuar shumë pozitivisht edhe në rezultatet që kombëtarja shqiptare ka arritur kohëve të fundit, njofton “albinfo.ch”.

Të tre vëllezërit Ajeti të cilët vijnë nga Prishtina janë anëtarë të kampionit të Zvicrës, FC Basel, ndërsa Berat Xhimishti, i cili është me prejardhje nga Lugina e Bujanovcit, i lindur në Zvicër, luan për ekipin e parë të FC Zurich-ut

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.