Ballina / BOTA / Edhe Finlanda po largohet nga BE?

Edhe Finlanda po largohet nga BE?

Një peticion për të mbajtur një referendum nëse Finlanda duhet të largohet nga BE-ja duket se do të mbetet thjesht një ide, pasi nuk arriti në parlament.

Ai nuk arriti të tërheqë nënshkrimet e mjaftueshme brenda afatit të së mërkurës për aë cuar zyrtarisht propozimin në parlament.

Peticioni “Fixit” nisi në qershor nga organizata rinore e partisë bashkë-qeverisëse të vendit, euroskeptikëve të “Finns”, pas votimit të britanikëve për t’u larguar nga BE-ja.

Propozimi mblodhi më pak se 34.000 përkrahës në gjashtë muaj. Numri i kërkuar ishte 50,000.

Sipas një sondazhi të kryer nga gazeta “Iltalehti”, pak kohë pas votimit Brexit më 23 qershor, 69 përqind e finlandezëve aprovuan mbajtjen e referendumit për daljen nga BE-ja dhe 68 për qind mbështetën anëtarësimin në union.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!