Ballina / Biznes / Karrierë / Easy Jet zgjedh Vjenën, krijon kompani të re , shkak BREXIT-i
In Fabric

Easy Jet zgjedh Vjenën, krijon kompani të re , shkak BREXIT-i

Kompanie ajrore low-cost, Easyjet ka hapur një tjetër shoqëri në Austri, për shkak të Brexit. Kjo shoqëri vjen në mënyrë që kompania të mund të kërkojë një certifikatë për të fluturuar mes vendeve anëtare të unionit.

Easyjet është një kompani britanike dhe me daljen e Mbretërisë nga unioni do të humbasë një pjesë të të drejtave që gëzon në tregun europian. Kompania e re quhet “Easyjet Europë” dhe e ka selinë qendrore në Vienë. Për kompaninë është thelbësore që të ketë një certifikatë fluturimi në një prej vendeve anëtare  të unionit pas Brexit, në mënyrë që të mund të vazhdojë të qëndrojë në qiell.

Shoqëria deklaron se, kjo certifikatë do të vijë shumë shpejt. Nuk bëhet fjalë për ndryshim selish, por për krijimin e një tjetër shoqërie me synime të pastra burokratike. Aktualisht në tregun europian, trafiku ajror për kompanitë është tërësisht i liberalizuar, gjë që nuk vlen për kompanitë e vendeve jashtë unionit. Një kompani italiane për shembull mund të fluturojë në të 27 vendet e tjera anëtare pas asnjë kosto shtesë.

Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian pritet të sjellë shumë pengesa për kompanitë britanike, dhe ato ajrore janë në krye të listës se bashku me ato që ofrojnë shërbime financiare. Një pjesë e madhe e kompanive ajrore kanë bërë gati planet rezervë për të aplikuar pas daljes në Mars të vitit 2019.

Check Also

Prodhuesit në Kosovë synojnë të jenë të barabartë me ata të rajonit

Autoritetet në Kosovë po synojnë që prodhuesit vendor të jenë të barabartë me ata të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *