Ballina / KURIOZITETE / E zë gjumi mbi dyshek, përfundon në një tjetër shtet

E zë gjumi mbi dyshek, përfundon në një tjetër shtet

Në Lazurnoye, një qytezë bregdetare në rajonin e Kherson, Ukrainë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Personazhi kryesor i kësaj ngjarje sa të pabesueshme aq edhe komike është një roje i një resorti në këtë qytezë.

18-vjeçari gjendej mbi një dyshek plazhi i relaksuar në det kur mbylli sytë për disa orë dhe më pas e gjeti veten në mes të Detit të Zi, mes Ukrainës dhe Krimesë. Ai mbeti në det disa ditë pa ngrënë e pa pirë, por përveç kësaj i kanosej një rrezik edhe më i madh.

Bazuar në traktatin detar, në atë zonë nuk lejohet kalimi për shkak të tensioneve midis Ukrainës dhe Moskës në lidhje me Krimenë. Ai u gjet me 5 gusht në plazhin e Karkinitsky dhe më pas u transportua për në spitalin Chernomorskoye i dehidratuar.

I riu gjendet jashtë rrezikut për jetën dhe autoritet po punojnë për kthimin e tij në Ukrainë.

@Fluidi

Provo po ashtu

Virgjëreshat kundër Vatikanit

Virgjëreshat kundër Vatikanit: Nuset e Krishtit s’është nevoja të jenë të virgjëra

Gratë e krishtera që janë zotuar që të ruajnë virgjërinë sa të jenë gjallë si …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.