Ballina / BOTA / E vjedhin rërën dhe e shesin online
sardenja, italia, franca

E vjedhin rërën dhe e shesin online

Tregtia e rërës, guralecëve dhe guaskave është e paligjshme dhe dënohet ne gjobë deri në 3 mijë euro

Shoqata “Sardenja vidhet dhe plaçkitet” ka denoncuar rastin e fundit të grabitjes së 200 kilogram kokrra kuarci, të vjedhura javët e fundit nga plazhi i Is Arutas. Ato u bllokuan në aeroportin Cagliari.

Një çift francez, që u kapën me rreth 40 kg rërë në makinën e tyre të marrë në Sardenja, mund të përballen me deri në 6 vite burg.

Çifti francez akuzohen për vjedhjen e rërës. Ata thanë se donin ta çonin rërën në shtëpi si një “suvenir” dhe nuk e dinin se kishin kryer vepër penale

“Ishte vetëm një pjesë e vogël e asaj që zhduket realisht e transportohet me traget,” shpjegon shoqata. Rëra ishte paketuar në pesëdhjetë shishe plastike dhe iu dorëzua autoriteteve.

Të gjithë e duan rërën e plazheve të Sardenjës, jo vetëm për ta shijuar ndërsa pushojnë gjatë verës por edhe për ta marrë më vete në sasi të mëdha, diçka e cila është e ndaluar me ligj, shkruan shqip.

Sardenja njihet për rërën e bardhë dhe është rreptësisht e ndaluar ta marrësh atë nga ishulli. Për vite me radhë banorët në Sardenja janë ankuar për vjedhjen e aseteve natyrore, përfshirë këtu edhe rërën e ishullit.

Sipas një ligji të vitit 2017, tregtia e rërës, guralecëve dhe guaskave është e paligjshme dhe zakonisht dënohet ne gjobë deri në 3 mijë euro.

Në vitin 1994, hyrja në plazhin e njohur rozë në ishullin Budelli në veri-lindje të Sardenjës u ndalua mes shqetësimeve për të ardhmen e saj. Autorietet janë të shqetësuara pasi tonelata me rërë të cmuar nga ishulli zhduken çdo vit. Turistët, kryesisht europianë përfshirë këtu edhe italian, e marrin rërën dhe e nxjerrin në ankand nëpër faqe online.

Provo po ashtu

octoberfest

Gjermani: Filloi Oktoberfest-i

Filloi sot në Munih, Oktoberfest, thënë ndryshe festa më e famshme në botë e birrës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.