Ballina / Kulturë / E vetmja video ku shihet shkrimtari Marcel Proust (VIDEO)

E vetmja video ku shihet shkrimtari Marcel Proust (VIDEO)

Mbi këtë martesë autori ka shkruar edhe në librin e tij “Në kërkim të kohës së humbur”, libri më voluminoz në botë.

Një hulumtues nga Kanada garanton se e ka gjetur një prej videove të para ku paraqitet shkrimtari francez Marcel Proust.

Jean Pierre Trahan thotë se ka gjetur një videoincizim të autorit francez, realizuar në vitin 1904 në martesën e Elaine Greffulhe, vajzës së konteshës Greffulhe.

Në sekondën e 37-të të videos shihet Proust, derisa kalon shkallët në ceremoni. Hulumtuesi Trahan thotë se gjithçka tregon se ai është autori francez, në bazë kjo të profilit të tij dhe gardërobës që ka veshur.

Marcel Proust, ka lindur në Paris më 10 korrik 1871 dhe ka vdekur po në Paris më 18 nëntor 1922. Ishte një shkrimtar francez, puna kryesore e të cilit ishte një vazhdim i trilluar me titull Në kërkim të kohës së humbur, të botuar në 1913-1927.

Provo po ashtu

lana del ray, worner brothers, Visual Media, youtube, Lizzy Grant

Vuante nga një gjendje mjekësore e padiagnostifikuar

Lana del Rey, dikur rikuperohej nga varësia e alkoolit, tash një super artiste Lana Del …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.