Ballina / KOSOVA / E tmerrshme, Ferizaj drejt falimentimit
komuna e ferizajit

E tmerrshme, Ferizaj drejt falimentimit

Një komunë po shkon drejt falimentimit. Ferizaj nuk po mund t’i shlyejë borxhet e mbetura nga koha e Muharrem Sfarqes. Janë më shumë se 1 milion euro të cilat janë marrë nga përmbaruesit privat e shumë të tjerë po presin. Edhe pushteti aktual po kritikohet se po dështon.

Oborri i Komunës së Ferizajt duket kështu pasi që punimet këtu janë ndërprerë. Njëjtë si kjo edhe shumë punime tjera në këtë qytet janë ndërprerë për të vetmen arsye. 40 milionë euro nuk iu janë dhënë punëkryerësve.

Kësaj komune që nga koha kur postin e kryetarin e ka marrë Agim Aliu, përmbaruesit privat ia kanë marrë më shumë se 1.2 milion euro.

Kjo shifër është konfirmuar nga shefi aktual i Komunës.

Përgjegjësit e këtij borxhi nuk duken.

Ish kryetari- Muharrem Sfaqa, i kontaktuar nga televizioni nuk ka qenë në dispozicion që t’i përgjigjet pyetjeve.

As pushteti aktual nuk po lavdërohet se po kryen punët e premtuara.

Të paktën kështu është vlerësuar nga Instituti GAP.

Ndryshe Ferizaj është njëri prej qyteteve më tatimpagues në Kosovë.

@Fluidi

Provo po ashtu

Sa është i sigurt sektori financiar në Kosovë?

Sa është i sigurt sektori financiar në Kosovë?

Rritja e shpejtë e kredive nëpër disa segmente, nuk paraqet shqetësim për sigurinë në sektorin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.