Ballina / KOSOVA / E rrahin në zyrën e tij drejtorin e Komunës, reagon Haziri
gjilani 2

E rrahin në zyrën e tij drejtorin e Komunës, reagon Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar sulmin e djeshëm, që, sipas tij, është bërë nga disa persona ndaj drejtorit të Shërbimeve Publike, Naser Korça, në zyrën e tij.

I pari i Gjilanit ka vlerësuar se sulmi fizik dhe presioni në administratë është i papranueshëm dhe se sundimi i ligjit është mjeti i vetëm i punës së administratës komunale.

Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin rastin deri në fund, duke u lutur që sulme të tilla të mos ndodhin në të ardhmen.

Në raportin ditor të Policisë është përmendur një rast i sulmit ndaj personit zyrtar në Gjilan.

Në raport thuhet se dje rreth orës 8 në mëngjes janë arrestuar katër të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht viktimën.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

@Fluidi

Provo po ashtu

kadri veseli

E gjithë opozita kundër Kadri Veselit

Në fund të javës së kaluar, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka prezantuar një platformë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.