Ballina / TEKNOLOGJI / E premtja e zezë rekord blerjesh online prej 20 miliardë dollarë
Online shopping / ecommerce and delivery service concept : Paper cartons with a shopping cart or trolley logo on a laptop keyboard, depicts customers order things from retailer sites via the internet.

E premtja e zezë rekord blerjesh online prej 20 miliardë dollarë

Premtja e Zezë ishte një ditë rekordesh për blerjet online në SHBA dhe mbarë botën sipas Salesforce që gjurmon 500 milionë blerës në 30 vende të botës.

Globalisht sipas Salesforce, 20 miliardë dollarë janë shpenzuar gjatë kësaj dite në 30 vende të botës ku u vu re një rritje e ndjeshme e blerjeve nga smartfonët.

Mëse gjysma e blerjeve u kryen nga një smartfon. Sipas Salesforce kjo shifër është 65%, një rritje masive me 35%.

Por çfarë po blejnë njerëzit? Sipas Salesforce, marka më të përfolura janë ato teknologjike:

PlayStation

Nintendo

Apple

Xbox

Google

Distributorët më të vizituar gjatë kësaj dite janë:

Amazon

Walmart

Target

Gamestop

Best Buy

Salesforce parashikon se blerjet online do të rriten me 15% gjatë sezonit të pushimeve. Si rezultat pritet që deri në fund të vitit të arrihet 768 miliardë dollarë blerje online për 2019.

E Hëna Kibernetike pritet të vendosë rekord të reja me 32 miliardë dollarë blerje online sipas analistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.