“E pamja” , instalacioni kundër vendimit të kushtetueses mbyllet me 7 Qershor

Në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dekretin e presidentit Hashim Thaçi lidhur me mandatarin e Qeverisë, disa studentë kosovarë në vendet evropiane po protestojnë tash e sa ditë në pesë qytete të Evropës.

Ky grup i studentëve simbolikisht ka “hapur të pame” para ambasadave dhe konsullatave të Kosovës në Londër, Berlin, Frankfurt, Bern, Gjenevë dhe Cyrih, ndërkaq përmes simboleve vizuele ata kanë shpallur të vdekur “rendin kushtetues të Kosovës” .

“Ne, studente dhe studentë në mërgatë, edhe pse fizikisht larg nga njëri-tjetri, jemi bashkuar sot për të mbështetur e për t’u solidarizuar me shqetësimin dhe zemërimin e madh qytetar që ka shkaktuar vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Në Londër, Berlin, Frankfurt, Bernë, Gjenevë dhe Cyrih jemi mbledhur para ambasadave ose konsullatave të Republikës së Kosovës, ku kemi vendosur një karrige e mbi të një peshqir të bardhë, lule e lajmërimin ku, ndër të tjera, shkruhet: ‘me dhimbje të thellë ju njoftojmë se në orët e vona të datës 28 maj 2020, u nda nga jeta në moshë të re Rendi Kushtetues i Kosovës. Ngushëllimet mund t’i shprehni duke vizituar Ambasadën ose Konsullatën, por edhe nëpërmjet telefonit ose letrave postare’”, thuhet në deklaratën e grupit të studentëve kosovarë që ka organizuar këtë protestë.

Ky instalacion do të mbetet para ambasadave e konsullatave deri më 7 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.