Djaloshi Hamza nga Libia ka zbutur një ujk dhe tash i ruajnë bashkë delet.
Djali e ka sjellur ujkun e vogël në shtëpi dhe ka vendosur ta dresojë, ndërsa i ati i tij, e kuptueshme, nuk ka qenë i entuziazmuar fare me këtë ide.
“Në fillim nuk kam dashur ta lejoj që në shtëpi ta mbajmë ujkun, por me kohë lëshova pe”, thotë i ati i tij.
Hamzai dhe ujku i tij me kohë janë bërë miq dhe bashkë e ruajnë kopenë e deleve të babait të tij. Ujku sillet si qen rojë dhe, siç thotë Hamzai, do të sulmojë këdo që don t’i bëjë keq familjes apo kopesë së tyre.
Hamzai e ujku janë bërë atraksion i vërtetë, kështu që, pos vendësve kureshtarë, ditëve të fundit e vizitojnë edhe ekipe të shumëta gazetarësh.