Ballina / BOTA / E konfirmuar: Kancelares Merkel i ka vdekur nëna në fillim të Prillit
nena e kancelares merkel

E konfirmuar: Kancelares Merkel i ka vdekur nëna në fillim të Prillit

Nëna e kancelares gjermane Angela Merkel, Herlind Kasner, ka vdekur në fillim të muajit prill raportojnë mediat botërore. Lajmin për vdekjen e 90 vjeçares Herlind Kasner e ka konfirmuar dje një zëdhënës i qeverisë gjermane .

“Herlind Kasner, nëna e kancelares, ka vdekur”, ka thënë zëdhënësi duke mos dhënë detaje të tjera dhe duke kërkuar nga mediat që të respektojnë privatësinë.

Ish mësuesja e latinishtes dhe anglishtës ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Ajo e lindi tashmë një ndër lideret botërore Angelen, në Hamburg në vitin 1954. Ajo u zhvendos nga Gjermania Lindore vetëm disa javë më pas së bashku me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kasner, që vdiç në vitin 2011.

Kancelarja e Gjermanisë si edhe shumë liderë tjerë perëndimorë është person që është përkujdesur ta ruaj privatësinë e saj vazhdimisht> Megjithatë në një intervistë të vitit 2015 Merkel kishte përmendur se ka raporte shumë të afërta me të ëmën.

Gjatë intervistës së para tre vjetëve për Süddeutsche Zeitung , kancelarja Merkel kishte shpaluar poashtu se me të ëmën mbanë kontakte të vazhdueshme dhe se ajo e mbanë të informuar për familjen, sa për të mos shkëputur normalitetin e raporteve familjare për shkak të obligimeve të mëdha në punë.

Përkundër vdekjes së nënës së saj në fillim të këtij muaji, Angela Merkel ka mbajtur dhimbjen brenda vetës duke e kursyer opinionin nga  ßshtjet e saj personale. Ajo nuk ka shkëputur nga obligimet e saj të përditshme zyrtare. Kancelarja a dalë sot para parlamentit gjerman para se të nisej për një samit të Bashkimit Evropian për Brexitin në Bruksel.

@Fluidi

Provo po ashtu

te kthyerit nga siria vranidoll

Lirohen të kthyerit nga Siria në Kosovë, 32 gra nën hetime

Të gjithë të kthyerit nga Siria në Kosovë janë liruar nga Qendra për të Huaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.