fbpx
don lush gjergji, visar zhiti, shen tereza, katedralja prishtine, cmimi nobel

E kam në zemër popullin tim shqiptar

 Tre arsye pse u botua libri  i 17-të për Shën Terezen nga autori Don Lush Gjergji

Shkrimtari Visa Zhiti, tha se librat për shenjtoren tonë Nënë Terezë janë të shumtë dhe të vazhdueshëm, në shtete të Evropës dhe përtej oqeaneve dhe në gjuhë të shumta të botës. Por, sipas tij, librat më familjar dhe më të bukur për të Shën Terezën janë ato që publikohen në Prishtinë dhe Tiranë, transmeton rtk.

Ai tha se botimet e Don Lush Gjergjit, janë të vlefshme, pasi dalin nga një person që e ka njohur dhe ka biseduar me Shën Terezën, duke e sjell përmes shkrimeve të shumta të Shenjtën Nënë Tereza të Kosovës mes lexuesve.

Ishte bërë gruaja më e njohur e planetit, më përpara se të shpallej e Shenjtë në shekullin 21. Ajo i përket botës së mbarë, ashtu siç i përket universit të mrekullueshëm katolik, misionare e të cilit mbetet, nënë e të gjithëve, në shërbim të jetës dhe të dhembjes të më të varfërve, prandaj kjo u shpërblye me Çmimin më të lartë Nobel për Paqe. Por mbi të gjitha, ajo ka shpërblimin e dashurisë të pakufishme, të të gjithë njerëzimit dhe të bekimit nga Zoti”, tha Zhiti, cili tha se libri i Don Lush Gjergjit do të na ndihmojë në promovimin e dashurisë dhe paqes mes shqiptarëve.

Autori i librit, Don Lush Gjergji tha se pas 16 veprave kushtuar Shën Nënës Terezë, po vie edhe botimi i 17-të me titull “E kam në zemër popullin tim shqiptar”, ndërsa tregoi se ishin tre arsye që e kanë shtyrë ta botojë këtë libër.

Pash, dëgjova, përjetova për së afërmi me Nënën Terezë, atë po ua dhuroj edhe juve, që të jeni disi pjesëmarrës në këtë risi dhe mrekulli të shekullit 20, por edhe më tepër, për shumë shekuj të njerëzimit dhe të krishterimit. Tri janë arsyet kryesore pse e shkrova dhe e botuam këtë vepër. Nata e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, 40 vjetori i shpërblimit Nobel për Paqe, si dhe një jubile i imi personal, 50 vjetori i takimit tim të parë në romë më të, pikërisht më 29 mars të vitit 1969. Ky botim është mjaft burimor, i rrallë dhe i dalluar”, tha Don Lush Gjergji.

Ky aktivitet shënon edhe fillimin e ditëve të Shën Nënë Terezës që do të zgjasin deri më 5 shtator, kur kremtohet ditëfesta liturgjike e Shenjtëreshës në Katedralen e Prishtinës.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.

Në vitin 1979 ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në Tribunën e Oslos. Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997. Për vlerat e saja jetësore, Nënë Tereza nga Kisha e Shenjtë në Vatikan u shpall Shën Tereza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.