Ballina / KURIOZITETE / E ka xhiruar rrëzimin e aeroplanit në të cilin gjendej dhe tmerrin në oqeanin e akullt (VIDEO)

E ka xhiruar rrëzimin e aeroplanit në të cilin gjendej dhe tmerrin në oqeanin e akullt (VIDEO)

Mediat sociale janë vërshuar me pamjet nga Paqësori, ku piloti David Lesh thotë se sapo u rrëzua avioni i tij.

Avionit dyshohet se i kishte dështuar motori, kështu që Lash u ul në sipërfaqen e detit, dhe më pas ai dhe pasagjerja qëdnruan në krahun e aeroplanit dhe filluan të regjistrojnë atë që po ndodhte.

– Goditja ishte e dobët, nuk pati aspak problem dhe menjëherë hapëm derën dhe dola në krah. Bëmë një listë të shpejtë të asaj që është në aeroplan. I rrëmbeva telefonin dhe çelësat e automjetit tim. E dija që kishim rreth 20 ose 30 sekonda para se avioni të rrëzohej – thotë Lesh.

Ata ishin në det për 40 minuta para se të mbërrinte ndihma.

Pamjet e postuara nga piloti në mediat sociale tregojnë atë dhe pasagjerin duke qeshur dhe duke thënë se i mbijetuan aksidentit dhe tani janë duke pritur për ndihmë.

– Shpejt u bë i ftohtë në oqean. Pas rreth 20 minutash, fillova të ngrirj. Kishte kandilë deti kudo. Kishte balena përreth nesh. Ne prisnim për aq kohë sa mundëm në krah. Avioni u fundos, u futëm në ujë. Kandilët e detit na kanë prekur gjatë gjithë kohës – tha Lesh.

Provo po ashtu

Faktet që duhet t’i dini për Vatikan

Vatikani është shteti më i vogël në botë, që ndodhet brenda Romës. Rreth 5 milionë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.