Ballina / SPORT / E humb medaljen për të ndihmuar kundërshtarin!

E humb medaljen për të ndihmuar kundërshtarin!

Braima Dabo nuk fitoi asnjë medalje në kampionatin botëror, por fitoi admirimin e publikut gjatë garës së të premtes.

Atleti po garonte në kampionatin e meshkujve 5000 metra në Doha, Katar, me qëllimin për të përfaqësuar atdheun e tij Guinea-Bissau sa më mirë.

Por Braima Dabo hoqi dorë nga medalja për një kauzë të mirë.

Ndërsa kundërshtari i tij Jonathan Busby u rrëzua në pistë teksa vraponte, atleti në vend që të përfitonte nga rasti për të rrëmbyer medalje, vendosi të ndalonte dhe ta ndihmonte.

Braima Dabo ndaloi garën dhe mori në krahë kundërshtarin e tij dhe së bashku kaluan vijën e finisht gati 5 minuta më vonë.

“Qëllimi im kryesor ishte të përfaqësoja vendin tim sa më mirë dhe jam i lumtur që munda të ndihmoja djalin tjetër,”-Dabo për Reuters. “Pashë që ai nuk po vraponte dot dhe shkova ta ndihmoja. E dija që nuk do fitoja vendin e parë por të paktën të përfundoja garën. Kështu që e përfunduam të dy.”

Veprimi i tij është konsideruar si një akt heroik.

Provo po ashtu

Danny Da Costa , Eintrachtit, frankfurt

Futbollisti e padit nënën e tij

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta gjermane “Bild Futbollisti i Eintrachtit të Frankfurtit, Danny …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.