Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / E gjithë familja e ‘Bitcoin’ në turne botëror
Didi Taihuttu, bitcoin, netherland

E gjithë familja e ‘Bitcoin’ në turne botëror

Didi dhe Romaine deklarojnë se kanë shitur gjithçka zotëronin dy vjet më parë, përfshirë shtëpinë e tyre, dy kompani, disa automjete dhe motoçikleta dhe 70 palë këpucë. Të gjitha fitimet i shkëmbyen në Bitcoin për të jetuar një jetë të qetë dhe minimaliste.

Një familje prej pesë personash, që tregtoi të gjitha zotërimet për Bitcoin, filloi një turne botëror 3-vjeçar, me misionin për të edukuar njerëzit mbi kriptovalutat. Holandezi Didi Taihuttu, bashkëshortja e tij Romaine dhe tre vajzat e tyre do të udhëtojnë në të gjithë botën me një kamion. Ata do të vizitojnë 250 qytete në 50 vende të botës, në pesë kontinente.

Vajzat do ta bëjë shkollën nga shtëpia dhe to të edukohen për të tregtuar kriptomonedhat. Tashmë, familja është sponsorizuar nga kompania NDJ Investment Group për turin e tyre global, të cilët do të edukojnë të varfrit dhe të paprivilegjuarit mbi kriptomonedhat, por edhe për të ndryshuar paragjykimin rreth komunitetit të Bitcoin, siç transmeton Scan.

Familja Taihuttu vizitoi një prej fabrikave të kompanisë NDJ në Sofje të Bullgarisë, ku vajzat panë për herë të parë se si përfitohet Bitcoin. Pas largimit nga Bullgaria, “Familja Bitcoin” do të marrë pjesë në disa evente në Turqi, Zvicër dhe Spanjë. Më pas ata planifikojnë të vizitojnë vendet e Azisë, Oqeanisë dhe Afrikës. Gjithashtu, ata planifikojnë të udhëtojnë në rrugën Che Guevara në Amerikën e Jugut, përpara se të mbërrijnë në SHBA.

Provo po ashtu

bitcoin

Shtohet optimizmi tek kriptomonedhat, ngritet Bitcoin

Bitcoin kaloi kufirit e 9,000 dollarëve në pikën më të lartë që prej Majit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.