haradinaj

E fton Haga si të dyshuar, Ramush Haradinaj jep dorëheqje

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Arsye e këtij vendimi ka thënë se ka marrë thirrje për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje në Speciale si i dyshuar.

“E kam marr ftesën dhe duhet të paraqitem atje javën e ardhshme. Kam vlerësuar se nuk duhet të pparaqitem atje si kryetar i qeverisë, por si një qytetar, si Ramush Haradinaj. Prandaj, kam marr vendimin që si kryetar jap dorëheqje”, ka deklaruar në konferencën për media Kryeministri Haradinaj.

Haradinajt ka thënë se nuk e di nëse ka liderë tjerë politikë të ftuar nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se tani mandatin e tij do t’ia kthejë sovranit.

Dorëheqjen e ka ofruar në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.

Konferencën mund ta ndjekni këtu:

Eshtë kjo hera e dytë që Haradinaj ofron dorëheqjen. Herën e parë ai u tërhoq nga posti i Kryeministrit më 2005 për shkak se kishte marr ftesë si i dyshuar nga Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës në Ish Jugosllavi. Pas disa vitesh të qëndruarit në Hagë dhe pas seancave maratonike, në mungesë të provave ai ishte liruar përfundimisht më 2012 . /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!