Ballina / BOTA / E frikshme, Ofelia mbulon një qytet të tërë me shkumë
shkuma_ofelia_irlande

E frikshme, Ofelia mbulon një qytet të tërë me shkumë

Stuhia ‘Ofelia’ ka shkaktuar disa fenomene të rralla nw Britani, duke përfshirë diellin e kuq dhe qindra zogj që fluturonin rreth e rrotull në qiell pak para goditjes së stuhisë.

Por pamjet nga Cleveleys, Lancashire, kanë treguar një tjetër ngjarje të çuditshme – një qytet të tërë i mbuluar me shkumë.

Për shkak të erërave të fuqishme dhe shkumës së detit, rrugët dhe ndërtesat janë mbuluar me shkumë duke vështirësuar edhe shumë kushtet e drejtimit të mjeteve.

Ngjarja e çuditshme u vërtetua kur ‘Ofelia’ goditi Irlandën dhe Britaninë e Madhe me erëra deri në 100 kilometra në orë.

Tre persona kanë vdekur, duke përfshirë një grua në moshën 50 vjeçare dhe një burrë rreth të 30-ve pas stuhisë që goditi Ishujt Britanikë.

Sipas zyratarëve policorë, gruaja vdiq pasi një pemë ra në makinën e saj.

Rreth 360,000 shtëpi dhe biznese në Republikën Irlandeze dhe 1,300 në Irlandën e Veriut kanë mbetur pa energji elektrike.

ofelia 6

 

@Fluidi

Provo po ashtu

apostolova, quinti

Apostolova: Jemi të koncentruar në çështjet e kapjes së shtetit

Shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se përforcimi i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.