A e dini se ka gjallesa të pavdekshme?

Në kërkim të pavdekshmërisë njerëzve mund t’u ndihmojnë qenie të gjalla ekzistuese, të cilat qysh tash janë të pavdekshme.

Pavdekshmëria është nocion i cili pandërprerë e intrigon njerëzimin. Ndonëse futuristët parashikojnë se njerëzit në të ardhmen do ta gjejnë fshehtësinë e pavdekshmërisë, me të do të vijnë edhe problemet e dilemat.

Në kërkim të pavdekshmërisë njerëzve mund t’u ndihmojnë qenie të gjala ekzistuese, të cilat qysh tash janë të pavdekshme. Është fjala për gjallesa, të cilat gati kurrë nuk vdesin nga pleqëria, por vetëm nga shkaqe të jashtme, siç janë grabitçarët, lëndimet e të tjera. Natyrisht, shkencëtarët ende nuk janë pajtuar rreth definicionit të pavdekshmërisë, por shumica pajtohen se disa qenie janë “bilogjikisht të pavdekshme”. Ja disa prej tyre.

1) Tartigradet apo arinjtë e ujit

Tartigradet janë krijesa të vogla mesatarisht të gjata deri 1,7 milimetra, të cilat jetojnë në ujë. I karakterizon qëndrueshmëria e madhe në kushte ekstreme, në të cilat asnjë organizëm tjetër nuk mund të ekzistojë. Ato mund të mbijetojnë në temperaturë e cila luhate prej zeros absolute e deri mbi pikën e vlimit. Po ashtu, mund të mbijetojnë radiacionin dhe nivelin e rrezatimit qindra herë më të madh se ai që e vret njeriun. Pa ushqim mund të mbijetojnë edhe deri në 10 vjet. Për këto qenie është karakteristike ajo se, kur ndoshin kushte të pavolitshme të jashtme, ato hyjnë në gjendje të hibernimit (anabiozës) kur metabolizmi pushon t’u punojë. Është dëshmuar se në atë gjendje mund të jetojnë deri në 120 vjet, ndonëse disa shkencëtarë besojnë se ky numër është edhe më i madh.

2) Hidra e ujërave të ëmbla

Hidra e ujërave të ëmbla është kafshë e thjeshtë e ujit nga tipi i cnidarieve. Është e gjatë disa centimetra. Për shkencëtarët është interesante për shkak të aftësive të saja regjeneruese dhe faktit se nuk plaket. Ato edhe nuk vdesin nga pleqëria, por nga temperaturat e ulëta dimrit. Pavdekësia e kësaj qenieje për herë të parë është përmendur në vitin 1998 në punimet shkencore, por vetëm para do kohe është me eksperimente është vërtetuar se qelizat e hidrës kanë aftësi të regjenerimit të pafundmë. Shkencëtarët tash po provojnë të kuptojnë këtë proces të ripërtëritjes së pafundme të qelizave.

3) Kandili i pavdekshëm i detit

Lloji i veçantë i kandilit të detit me emër latin “Turritopsis nutricula” quhet edhe meduza e pavdekshme. Kjo krijesë është e vetmja qenie e gjallë, e cila pasi që ta arrijë pjekurinë seksuale, kthehet sërish në papjekuri seksuale (formë polipi). Me fjalë të tjera, ajo kur plaket, në vend që të vdesë, rinohet dhe fillon sërish. Terorikisht, ky proces mund të përsëritet pafundësisht herë, prandaj kjo meduzë quhet e pavdekshme. Është objekt shqyrtimi i shkencëtarëve anembanë botës.

4) Karavidhet

Për karavidhet është karakteristike se me vite bëhen më të plleshme dhe të përshtatshme për shumëzim, duke iu falënderuar enzimës e cila e përmirëson kodin e ADN-së. Ekspertët të cilët u studiojnë karavidhet mendojnë se ato mund të jetojnë përjetësisht, të vdesin vetëm nga lëndimet, sëmundjet e gratiçarët.

5) Krimbat me çerpikë

Krimbat me çerpikë janë krijesa të cilat jetojnë kryesisht në dete, dhe me një pjesë të vogël edhe në ujëra të ëmbla. Arrijnë madhësi prej disa milimetrash deri në disa dhjeta centimetra. Janë të veçantë për atë se pjesa më e madhe e qelizave të tyre janë qeliza amë. Prandaj, kur organizimi pritet në disa pjesë, secila prej atyre pjesëve do të zhvillohet në ekzemplar të njëjtë pas disa javësh. Shkencëtarët madje kanë dëshmuar se se vetëm një pjesë e vogël e këtij organizimi (1/297) mund të zhvillohet në organizëm të ri./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.