fbpx

E dalloni dot ku është njeriu i humbur?

Një burrë që kishte tre ditë i humbur në një mal vullkanor në Zelandën e Re, u gjet nga forcat e shpëtimit pas shuam kërkimeve. Ai kishte dalë për ekskursion kur humbi në zonën shkëmbore. Sipas medieve të huaja, burri po kthehej pas kur nuk mundi që të gjente drejtimin e duhur.

Ndërkohë, për ekipet e shpëtimit ka qenë ë vështirë që ta lokalizonin me helikopter për shkak se ai praktikisht ishte i kamufluar në panoramën gri.

Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte humbur që të enjten. Të premten në mëngjes bateria e telefonit kishte vetëm 5 për qind, por ai arriti që të bëjë një telefonatë që të tregonte se kishte humbur.

Forcat e shpëtimit nuk kanë mundur që të komunikojnë me të pasi telefoni nuk kapte valë në vendin ku ndodhej burri. Vetëm kur celulari i tij arriti të kapte valë ekipet e emergjencës e lokalizuan dhe arritën ta shpëtojnë. Për fat ai nuk kishte ndonjë lëndim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.