Ballina / BOTA / Dyshohet se helikopteri amerikan është fundosur

Dyshohet se helikopteri amerikan është fundosur

Zyrtarët në Washington kanë shprehur frikën se helikopteri me 6 marinca amerikanë dhe dy pjesëtarë të armatës nepaleze ka përfunduar në lum , në momomentin kur Nepalin e goditi tërmeti i dytë me radhë brenda dy javësh, të martën në orët e paradites.

Helikopteri ushtarak u zhduk pa gjurmë në momentin kur tërmeti i magnitudës prej 7.3 shkallësh Rihter, me epiqendër afër Everestit, goditi Nepalin.

Ekuipazhi që ndodhej në helikopter ishte i angazhuar në aktivitetet e ofrimit të ndihmës humanitare për banorët e Katmandus të prekur nga pasojat e tërmetit të datës 25 prill.

Helikopteri u zhduk në provincë Dolakha në lindje të kryeqytetit nepalez, Kathmandu. /infoglobi/e

Provo po ashtu

trump zyrtarizon fushaten 2020

Trump fillon fushatën për zgjedhjet e 2020-ës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet e presidenciale …