policia e kosoves

Dyshohet për vrasje të dyfishtë në Prizren. Viktimat janë një çift që jetonte në Suedi

Prokuroria Themelore në Prizren, ka konfirmuar për vdekjen e një çifti në një shtëpi, që dyshohet për vrasje.

Themelorja thotë se sot është njoftuar policia se në rrugën “Jusuf Gërvalla” në lagjen Ortakoll në Prizren, në një shtëpi banimi janë gjetur dy persona pa shenja jete me inicialet D.H, dhe S.H, të cilët ishin bashkëshortë mes vete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar së bashku me policinë dhe ekipin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre.

“Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prizren, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, përfundon njoftimi.

Raportohet se dy personat, D.H dhe S.H. që janë gjetur të vdekur sot në shtëpinë e tyre në Prizren, janë burrë e grua që kanë jetuar në Suedi, e që kanë hyrë në Kosovë më 20 janar.

Vesel Gashi nga Policia e Kosovës ka thënë se dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vrasje, por aktualisht s’ka të dyshuar apo të arrestuar për rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!