Ballina / EKOLOGJI / Dyshohet cilësia e ajrit si pasojë e një zjarri masiv në një depo kimike
rouen, Warren Buffett, lubrizol, france
Black smoke is pictured from the historical center of Rouen, Normandy, after a fire broke at a chemical plant Thursday, Sept.26, 2019. An immense mass of black smoke is rising over Normandy as firefighters battle a blaze at a chemical plant, and authorities closed schools in 11 surrounding towns and asked residents to stay indoors. (AP Photo/Stephanie Peron)

Dyshohet cilësia e ajrit si pasojë e një zjarri masiv në një depo kimike

Banorët, në qytetin francez të Rouen, kanë protestuar kundër ndotjes së ajrit

Sipas tyre, një shtëllungë prej tymi, ka rënduar cilësinë e ajrit si pasojë e një zjarri masiv në një depo kimike. Retë e  mëdha prej tymi, kanë mbuluar Francën veri-perëndimore ndërsa më shumë se 5.000 ton kimikate dhe naftë u dogjën në këtë zonë, javën e kaluar.

Autoritetet thonë se testet e kryera pas zjarrit në fabrikën Lubrizol, treguan që tymi nuk ishte toksik. Por aktivistët dhe sindikatat e mjedisit akuzojnë zyrtarët për “fshehjen e së vërtetës”.

Të martën, disa shkolla u mbyllën pasi fëmijët thanë se ndjeheshin të pafuqishëm, kishin përzierje dhe u ankuan për dhimbje të fytit dhe syve, raportojnë mediat lokale. Më vonë, qindra njerëz marshuan nëpër Rouen duke mbajtur pankarta që lexonin “fëmijët tanë janë në rrezik’’.

Marshimi, i organizuar nga sindikatat dhe aktivistët, u bëri thirrje autoriteteve që të hetojnë plotësisht incidentin në fabrikë dhe të ndajnë gjetjet në lidhje me çdo ndikim të mundshëm në shëndetin publik. Fabrika i përket Lubrizol, një prodhues kimik amerikan, në pronësi të investitorit miliarder Warren Buffett.

Zjarri ka rënë pranë një fabrike kimike në Rouen, një qytet port në lumin Seine, një nga lumenjtë më të mëdhenj të Francës, që ka një popullsi prej më shumë se 110,000 banorë. Incidenti shkaktoi panik të madh dhe disa qytete përreth këshilluan banorët të qëndrojnë brenda.

Sipas zyrtarëve lokalë, zjarri lëshoi ​​kryesisht substanca natyrale dhe organike si hidrokarbure. ”Shumica e grimcave të lëshuara në ajër u depozituan shpejt në tokë në formën e blozës “, thanë autoritetet lokale, duke përmendur testet e kryera për të përcaktuar praninë e substancave helmuese, si monoksidi i karbonit, dioksidi i squfurit dhe sulfidi i hidrogjenit.

Gjithsesi, rreziku kryesor është i lidhur me gëlltitjen aksidentale të blozës, veçanërisht nga fëmijët shumë të vegjël, dhe se lodrat dhe duart duhet të pastrohen rregullisht. Uji i rubinetit është i sigurt, por sërish specialistët paralajmërojnë banorët të mos konsumojnë fruta dhe perime të rritura në kopshte, nëse ato duken të ndotura nga bloza.

https://www.youtube.com/watch?v=oXW9PlyAdu4

 

Provo po ashtu

Smart Forest City, meksiko, cancun,

Qyteti si një pyll dhe pemët si një fakt urban

Qytete-pyje dhe lëvizje elektrike, qytetet e së ardhmes do të jenë  nën gjelbërim, e mallrat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.