Ballina / KOSOVA / Dyshimet për bombë mbi “drejtësinë”
aktakuzë, drejtesi, judikature

Dyshimet për bombë mbi “drejtësinë”

Policia e Kosovës e ka konfirmuar kërcënimin me bombë ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë Speciale.

Flora Ahmeti nga zyra për media në Policinë rajonale të Prishtinës, tha se pasi kanë pranuar informatën se ka mjete shpërthyese pranë dy objekteve në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në dy objekte, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ndodhen mjete të dyshuara shpërthyese.

Menjëherë pas marrjes së informatës në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat aktualisht janë duke u marrë me rastin”, tha Ahmeti.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, ka deklaruar për infoglobi se kanë pranuar një telefonatë kërcënuese.

“Një nga punëtoret në Këshillin Gjyqësor, ka marrë një kërcenim me anë të telefonit fiks për një bombë. Na ka njoftuar drejtori i sekretariatit, kemi dalë jashtë, është evakuuar objekti dhe policia është duke kryer punën e vet”, tha ai.

Rruga “Luan Haradinaj” është bllokuar nga policia të cilët po kontrollojnë nëse ka ndonjë mjet shpërthyes pranë këtyre objekteve. Po ashtu, punëtorët janë evakuuar nga ndërtesa e Prokurorisë Speciale.

Zëdhnësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu ka bërë të ditur para mediave se në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë Speciale kanë marrë një telefonatë kërcënuese, e menjëherë pas saj kanë evakuuar stafin.

“Sot në Këshillin Gjyqësor të Kosovës kanë pranu një telefonatë ku kanë marrë një kërcënim.  Në telefonatën e njejtë është pëmendur se Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Speciale, po duke pas parasysh se në Kosovë nuk ka Gjykatë Speciale, ne prokuroria speciale kemi marrë kërcënim që mund të ketë bëjë me Prokurorinë Speciale”, shtoi ai.

Tutje, Lutfi ka bërë të ditur se me të marrë informacionin është evakuuar stafi për shkak të sigurisë.

Deri më tani ende nuk kanë informacione për ndonjë person të dyshuar.

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.