Ballina / Kulturë / Dy vjet pa piktorin Gjelosh Gjokaj
gjelosh gjokaj autoportret

Dy vjet pa piktorin Gjelosh Gjokaj

Dy vjet pa artistin e madh shqiptar Gjelosh Gjokaj, i cili pat vdekur parvjet, pikërisht më 25 shtator, në një spital të Gjermanisë.

Anëtari i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ishte themelues i shkollës së artit pamor – grafikës në Prishtinë. Ai la pas vetes më shumë se 3 mijë vepra në pikturë e grafikë.

Akademik Gjelosh Gjokaj u lind në vitin 1933 në Milesh të Tuzit në Mal të Zi.

Shkollën e Mesme të Artit dhe më pas, studimet e larta në Akademinë e Artit i kreu në Beograd. Diplomoi më 1963. Në vitet 1964-1969 themeloi degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Nga viti 1969 deri më 1983, punoi dhe jetoi në Romë. Që prej 1983 jetonte në Augsburg, Gjermani.

@Fluidi

Provo po ashtu

JOHN SELLARS

Si të jetoni më të lumtur si një stoik

Filozofia na ndihmon që të kuptojmë botën më mirë, të pranojmë idetë e tjera, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.