fbpx
gjilani 2

Dy të vdekur në Gjilan nga Covid 19

Dy persona nga Gjilani kanë vdekur pas infektimit me COVID 19 ka konfirmuar nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismaili.

Në spitalin e Gjilanit, brenda 24-orëve të fundit, kanë vdekur dy të infektuar me Covid-19. Viktimat janë një mashkull nga Vitia i lindur në vitin 1940 dhe një grua nga Gjilani, e lindur në vitin 1938.

Së kanë vdekur dy pacientë në 24 orëshin e fundit e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe Ukshin Ismajli, shef i repartit klinik në Spitalin e Gjilanit.

“Brenda 24 orëve të fundit në Spitalin tonë kanë ndërruar jetë dy pacientë. Njëri ka qenë i shtrirë në Mjekimin Intensiv e ka vdekur dje në orët e pasditës. Ndërkohë i dyti la vdekur sot. Bëhet fjalë për pacientet rreth moshës 80-vjeçare qe të dy”, ka bërë të ditur ai.

Ismajli thotë se momentalisht në këtë spital janë të pranuar 24 pacientë, derisa 14 prej tyre janë të konfirmuar me COVID 19.

“Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë”, ka bërë të ditur tutje ai.

Deri më tani në Kosovë me dy rastet e fundit të vdekjeve numri i personave që kanë humbur luftën me COVID 19 ka arritur në 655.

Numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.