Ballina / Kulturë / Dy shekuj e 9 vite pa Shiler-in

Dy shekuj e 9 vite pa Shiler-in

209 vjet më parë vdiq Shiler, (10 nëntor 1759 -9 Maj 1805). Filozofi, poeti, dramaturgu, historiani, një prej klasikëve më të shquar gjerman. Shumë pjesë teatrale të tij i përkasin galerisë gjermane të pasurive që trashëgohen si testament i vetëdijes dhe të vetvetishmes.

Baladat e skalituar pre tij radhiten në visare e memories së poemave gjermane. I biri i një oficeri dhe vajzës së një bukëpjekësi do të kaplonte me veprën dhe ndikimin e tij, jo vetëm kureshtinë dhe ëndjen gjermane por krejt botëkuptimit klasik të kohës. Vepra dhe fama rendën në rrugëtimin që hoqi kjo figurë emblematike.

Ndodhia me komshinj jo muzikëdashës

Në vitet e rinisë Shileri kompozonte pjesë muzike të ndryshme që i luante në harpë. Fqinji i tij, i cili nuk e donte muzikën, i tha për t’u tallur:
– Zoti Shiler, ju interpretoni si Davidi, por jo dhe aq mirë.
– Dhe ju flisni si Solemoni, – iu përgjigj Shileri, – po jo edhe aq me mençuri.

Dhurata e dukës

Kur duka Karl August i Vajmarit e bëri fisnik, Shileri nuk e çmoi aq shumë këtë nderim. Ai ishte më mirënjohës ndaj dukeshës e cila i kishte dhuruar një servis kafeje prej argjendi.
– Ja, i tha ai, poeti nuk duhet të shpërblehen veçse me dhurata të tilla.

Në shtratin e vdekjes

Kur Shileri ishte rëndë në shtrat, erdhi ta takonte një mik. Ai e pyeti se si ishte:
– Gjithnjë e më i qetë, – u përgjigj Shileri, para se të vdiste. Tani po i kuptoj më së fundi shumë gjëra që më parë më dukeshin të errëta!/infoGLOBI/XH.V

Provo po ashtu

john keats

Çfarë i shkruajti John Keats të dashurës së tij Fanny Brawn

Kjo është një nga letrat e dashurisë që shokoi shoqërinë viktoriane në shekullin e tetëmbëdhjetë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.