fbpx

Dy gradë kushtojnë 100 miliard $!

Trajtimi i efekteve te ndryshimit të klimës mund ti kushtojë qeverive në mbarë botën mbi 100 miliard dollarë çdo vit, ka bërë të ditur paneli i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara.
Nga raporti i OKB-së mbi Ndryshimin e Temperaturave, del se një ngritje temperature prej 2 gradëve do të shpërlajë 2% të hyrave të një shteti deri në vitin 2050.
Mirëpo ata potencojnë se një shifër e tillë veçse do të rritet në vitet në vazhdim.
“Nëse kemi ngritje temperaturash nga 4 gradë, të cilën shumë shkencëtarë e presin të ndodhë nëse nuk kujdesemi për ambientin tonë, atëherë ‘pagesa’ do të jetë edhe më e lartë”, ka bërë të ditur hulumtuesi i ndryshimeve klimatike Chris Hope.
Llogaritja në tërësi e të gjitha dëmeve të ambientit tonë do ti kushtojnë botës 70-100 miliard dollarë çdo vit, zbulon hulumtimi. /infoglobi/