Ballina / KOSOVA / Dy gjyqtarë serbë marrin rrogë pa asnjë ditë pune
In Fabric
objekti_1507820285-2475892

Dy gjyqtarë serbë marrin rrogë pa asnjë ditë pune

Ka pothuajse 10 vjet që dy gjyqtarë serbë nuk dalin në punë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ndonëse marrin pagë çdo muaj.

Për këtë është njoftuar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, por kryetari i këtij institucioni nuk ka pranuar të flasë për rastin në fjalë.

Pagat për gjyqtarë në Gjykatën Themelore kalojnë mbi 1000 euro në muaj.

Secilit prej këtyre i derdhen në konto mbi 14 mijë euro në vit, ani pse nuk vijojnë punën.

Ruzica Simic dhe Zoran Pavic, që nga viti 2008, vetëm për një muaj kanë kryer punën e tyre si gjyqtarë në Mitrovicë. Asnjëri prej tyre, për gati 10 vite nuk kanë marrë mbi supe gjykimin e asnjë rasti as në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës kur ishte funksionale, e as tash që është Gjykatë Themelore.

Megjithatë, gjyqtarët serb Simic dhe Pavic gjatë gjithë këtyre viteve janë paguar çdo muaj nga buxheti i Kosovës.

Vetëm nga viti 2013 kur janë angazhuar si gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës ata janë paguar rreth 1200 euro në muaj pagë të plotë të gjyqtarëve, pa ushtruar funksiononin e tyre.

Se dy gjyqtarët serb nuk kryen punën e tyre në gjykatë, e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Ali Kutllovci.

“Vallah që 10 vjet, jon gjyqtarë që u duftë me punu me neve, po pos nja 1 muaj kom mrri mi pru ktu. Rrogat i marrin, me punu s’punojnë”, ka thënë Kutllovci.

“S’punojnë kurrë. Rrogat i marrin”, ka përsëritur, përmes telefoni, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Tutje, ai ka treguar se vetëm vitin e shkuar kishte arrituar t’i detyronte këta gjyqtarë të dilnin në punë në këtë gjykatë, porse kjo kishte zgjatur vetëm një muaj dhe më sipas Kotllovcit nuk janë paraqitur.

“Arsyetimi i tyre ka qenë se nuk po na krijoni kushte në Zubin Potok dhe Leposavic, se na nuk mundemi me udhtu”, tregon drejtuesi aktual i Gjykatës në Mitrovicë, e cila me objekt është e vendosur në qendër të Vushtrrisë.

Ali Kutllovci po ashtu konfirmon se gjatë gjithë kohës është njoftuar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës për mungesat e tyre.

Madje, thotë se për dy vite sa ushtron detyrën e Kryetarit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, personalisht ka njoftuar KGJK’në çdo muaj për këtë rast.

“Çdo muaj, këshilli është raportuar që ata s’po punojnë”, tregon Kutllovci, duke lënë të kuptohet se nuk ka marrë asnjëherë përgjigje apo masë për ankesat e tij ndaj dy gjyqtarëve serb të Kosovës.

Ndryshe, Zoran Pavic është i dekretuar si gjyqtar në departamentin e përgjithshëm penal të Gjykatës Themelore të Mitrovicës qysh kur kjo gjykatë funksiononte si Gjykatë e Qarkut.

Në seksionin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, në ueb-faqen e KGJK’së, nuk ka asnjë të dhënë për gjyqtarin serb në fjalë. Derisa, për gjyqtaren Ruzica Simic kjo faqe jep disa informacione, porse janë shumë të mangëta dhe të pa përditësuara. Fotografi të saj nuk ka.

 

Check Also

mogerini-vucic-taci_15082414

Reagon Brukseli pas dështimit të marrëveshjes për gjyqtarët serbë

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për kërkesën e Serbisë që integrimi i personelit serb në gjyqësorin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *