Ballina / BOTA / Dusseldorf: 50 të lënduar nga përplasja e trenit
lajmi, infoglobi

Dusseldorf: 50 të lënduar nga përplasja e trenit

50 njerëz janë lënduar në Dusseldorf pasi një tren pasagjerësh dhe një mallrash u përplasën me njëri-tjetrin në qytetin gjerman, tha policia.

Autoritetet thanë se aksidenti ndodhi afër stacionit të trenit në qytetin Meerbusch.

U raportua për shumë të lënduar por informacione më specifike nuk u bënë të ditura menjëherë.

Ekipet e emergjencës u panë në skenë duke iu ofruar ndihmë të lënduarve në trenin e pasagjerëve.

Një fotografi e publikuar në Twitter nga departamenti i zjarrfikëse të Meerbusch, shfaq trenin të dëmtuar.

Check Also

shperthim manhatan ny

Shpërthim në Menhatën, nuk dihen shkaqet

Departamenti i Policisë në Nju Jork ka thënë përmes një postimi në Twitter se është …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *