Aleksandar Dugin

Dugin: 9 parashikimet që dolën të vërteta për Evropën

Britania e Madhe jashtë BE-së, Gjermania po shtrin ndikimin e saj mbi një pjesë të Evropës qendrore, rusët kanë kafshuar copëza të tëra të Ukrainës…

Rastësi ose jo, të gjitha këto zhvillime janë shestuar qysh në vitin 1997, shkruan Konica.al.

Njëzet vite më parë, analisti politik rus Aleksandr Dugin në librin e tij “Themelet e gjeopolitikës: e ardhmja gjeopolitike e Rusisë” teorizonte vizionin e zgjerimit të Rusisë në rrethanshmërinë e re.

I shkruar burimisht për nevoja të stafit akademik të ushtrisë ruse, ky libër gjeopolitik përmban disa parashikime që zhvillimi i mëvonshëm i ngjarjeve i provoi të sakta.

Këshilltari i dikurshëm në Dumen ruse shestonte që Perandoria euroaziatike të sëndërtohej mbi ‘parimin themelor të armikut të përbashkët: hedhjën poshtë të atlantizimit, kontrollin strategjik të Shteteve të Bashkuara dhe refuzimin e mbizotërimit të vlerave liberale’.

Autori e sheh të ardhmen evropiane si ‘finlandizim’, term ky që përshkruan procesin sesi një shtet i fuqishëm e detyron një shtet më të hajthëm fqinj  t’i bindet rregullave të politikës së jashtme të tij, duke e lejuar që të mbajë vetëm një pavarësi sa për sy e faqe dhe sistemin e vet politik.

Dhe parashikimet e Duginit janë si vijojnë:

  1. Gjermanisë duhet t’i ofrohet de facto mbizotërimi politik i shumicës së shteteve protestante dhe katolike në Evropën qendrore dhe lindore. Rrethi i Kaliningradit duhet t’i kthehet sërish Gjermanisë. Dugin përmend me ëndje termin ‘sëpata Moskë-Berlin’.
  2. Franca duhet të trimërohet për të krijuar një ‘bllok franko-gjerman’ me Gjermaninë. Të dyja vendet kanë një ‘traditë të vendosur anti-Atlanticiste’.
  3. Mbretëria e Bashkuar duhet të ndahet nga Evropa.
  4. Finlanda duhet të gllabërohet nga Rusia. Finlanda jugore duhet t’i bashkëngjitet Republikës së Karelias dhe veriu i Finlandës duhet t’i dhurohet rrethit të Murmanskut.
  5. Estonia duhet t’i jepet sferës së ndikimit të Gjermanisë.
  6. Letonia dhe Lituania duhet të kenë një ‘status të veçantë’ në sferën ruso-evroaziatike.
  7. Polonisë duhet t’i jepet një ‘status i veçantë’ në sferën evroaziatike.
  8. Rumania, Maqedonia, Bosnja serbe dhe Greqia – ‘Lindja kolektiviste ortodokse’ – duhet të bashkohen me Moskën si Roma e Tretë dhe duhet të shmangin ‘Perëndimin racional-individualist.
  9. Ukraina duhet të gllabërohet nga Rusia për shkak se si ‘shtet ajo nuk ka kurrfarë kuptimi gjeopolitik, kurrfarë rëndësie kulturore apo domethënie universale, as veçanësi gjeografike, ekskluzivitet etnik, ambiciet e saj territoriale paraqesin një rrezik të ndjeshëm për të gjithë Evroazinë…’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.