Ballina / SHOWBIZ / Dua Lipa pendohet për shprehjen raciste
DUA LIPA

Dua Lipa pendohet për shprehjen raciste

Bëhet fjalë për Dua Lipën, e cila vitin e kaluar e shënon si më të mirin në karrierën e saj.

Në vitin 2014 ajo kishte përdorur një fjalë e cila konsiderohej fyese për personat me ngjyrë.

“Nigga” është fjala të cilën këngëtarja e përdori katër vite më parë në “coverin” e këngës “Smoke Drink, Break Up” të Mila J.

Dua u ka kërkuar falje të gjithëve përmes rrjetit social Twitter, duke thënë se asnjëherë nuk ka dashur ta ofendojë ndonjë.

“Lidhur me këngën cover të vitit 2014-të, asnjëherë nuk kam menduar ta ofendoj apo mërzis dikë. Nuk e kam thënë fjalën e plotë, por e pranoj se s’duhet ta kisha bërë as atë që kam bërë. Nuk e kam menduar atë me kohë. Unë gjithmonë jam për drejtësinë sociale dhe më vjen shumë keq nëse e kam ofenduar dikë”, shkruan ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Provo po ashtu

gili këngëtare e famshme në Kosovë

Këngëtarja Gili sjell Super Hit !

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Gili pas suksesit që arriti me baladën “Fustani” tani …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.