fbpx

Drita jashtëtokësore po bëhet edhe më misterioze

Shkencëtarët kanë bërë fotografinë më të mirë deri tash të dritave misterioze jashtëtokësore, të cilat shihen në planetin xhuxh Ceres.

Duket se ajo për çka besohej në fillim se janë dy pika të ndryshme – në të vërtetë janë disa drita më të vogla të grupuara bashkë.

Këto janë zbuluar në fotografitë e fundit të planetit xhuxh, të cilat i ka dërguar fluturakja kozmike Don, 3 e 4 maj, deri sa orbitonte 16.600 kilometra nga sipërfaqja e tij.

Ekspertët ende nuk dijnë ta sqarojnë kompozimin dhe burimin e dritave të forta, por kanë nxjerrë disa teori: së është refleksion i dritës së diellit nga një lloj materieje që gjendet në atë planet, nga akulli, shtresa kripe…

Deri në dhjetor sonda do të lëshohet edhe më afër sipërfaqes së planetit dhe fotografitë do të jenë 100 herë më të qarta, ndaj shpresohet se edhe do ta zgjidhin misterin. -InfoGlobi