Ballina / Reçeta / Drekë e mrekullueshme, më e shijshme se me mish
In Fabric

Drekë e mrekullueshme, më e shijshme se me mish

Salca përgatitet me miell duke e fërguar në vaj, i shtohet ujë dhe hudhra e grirë imët dhe i qiten erëza sipas shijes. Specat piqni në furrë rreth 45 minuta në temperaturë deri në 200 gradë.

Përbërësit:

– 10 speca,
– 200 g oriz,
– 200 g bizele,
– 200 g karota,
– Një hudhër,
– Një qepë,
– 3 patate,
– 2 dcl vaj,
– 2 lugë miell,
– Një tufë fletë majdanozi,
– Kripë,
– Piper, sipas shijes.

Përgatitja:

1. Bizelen dhe orizin zieni ndaras, specat pastroni nga farat. Në një enë të veçantë në vaj fërgoni qepën, hudhrën dhe karotën (të cilën më parë e keni grirë) dhe shtoni orizin dhe bizelen e zier.

2. Përzieni dhe qitni erëza sipas shijes, pastaj me përzierjen e përgatitur mbushni specat. Secilin spec mbulojeni me patate, rendisni specat e mbushur vertikalisht në enë dhe qitjani salcën e bardhë.

3. Salca përgatitet me miell duke e fërguar në vaj, i shtohet ujë dhe hudhra e grirë imët dhe i qiten erëza sipas shijes. Specat piqni në furrë rreth 45 minuta në temperaturë deri në 200 gradë.

Check Also

Pogaçe të mbushura

Pogaçe të mbushura

Përbërësit miell ujë të vakët kripë maje Përbërësit e brendshëm qepë speca djathë kripë Hapat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *