Ballina / KOSOVA / Drejtori i Urologjisë në arrest shtëpiak pasi mori 100 euro nga pacienti

Drejtori i Urologjisë në arrest shtëpiak pasi mori 100 euro nga pacienti

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Rexhep Kasumaj.

Kasumajt, masa e paraburgimit i është zëvendësuar me arrest shtëpiak, njofton Gjykata e Apelit, transmeton Koha.net.

Rexhep Kasumaj ditë më parë është arrestuar nga Policia e Krimeve Ekonomike, pasi dyshohej se ai nuk ka pranuar ta fusë një pacient në sallën e operacionit pa i paguar 100 euro ryshfet.

Ai u akuzuar për “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Marrje e ryshfetit”, nga neni 428 i këtij kodi.

“Gjykata e Apelit, vlerëson se edhe masa e arrestit shtëpiak, është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë, dhe rrezikun e përsëritjes se veprës penale”, përfundon njoftimi.

@Fluidi

Provo po ashtu

dacic-strache

Strache kundër ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimit në INTERPOL

Zëvendëskancelari austria,k Heinz-Christian Strache, të premten ka kundërshtuar qartë formimin e një ushtrie në Kosovë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.